www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

2 eurot false: Kosova dhe Maqedonia e Veriut aksion të përbashkët për kapjen e të dyshuarve – arrestohet një shtetas i RMV-së

Posted on August 6, 2024August 6, 2024 by Dilo Kamb

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë bashkëpunuar në një operacion për të kapur të dyshuar për vënien në qarkullim të parave të falsifikuara.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia gjatë viteve 2023-2024 kanë ndërmarrë disa veprime në parandalimin e futjes së parave të falsifikuara dhe se këto lëndë më pas janë bërë pjesë e një hetimi ndërkombëtarë, pas të cilave ishte krijuar Ekip i Përbashkët Hetimor (EPH) i përbërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës nga njëra anë dhe Prokuroria Themelore në Shkup dhe Policia e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër.

Lidhur me këtë rast, dje në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike 2 (dy) Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

“Ky operacion është mbështetur nga Europol dhe Eurojust/WB Crim Just Project. Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbesin plotësisht të përkushtuara në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimet që atakojnë tregun financiar dhe për zhvillet tjera, do të njoftojnë publikun në kohë”, thuhet në komunikatë.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara