www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkup, caktohet vendi për grumbullimin e ndihmave humanitare për familjet e prekura nga zjarret

Posted on August 5, 2024August 5, 2024 by Dilo Kamb

Nga sot në Shkup do të hapet pikë humanitare ku do të bëhet grumbullimi i të mirave materiale për qytetarët e prekur nga zjarret në Maqedoninë Lindore. Qytetarët do të mund të sjellin ushqime të konservuara, veshje, atlete, mobilje, dyshekë dhe të mira të tjera materiale, të cilat më pas do të çohen në rreth 30 fshatra me rreth 400 amvisëri. Pika do të jetë pranë “East Gate Mall”, në afërsi të ndërmarrjes komunale.

Aksioni koordinohet nga Koalicioni i udhëhequr nga “Akcione humanitare.mk”, Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë KSOM dhe IPO Organizata Ndërkombëtare e Policisë.

Aksioni humanitar do të zgjasë disa ditë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, shtëpitë e të cilëve janë djegur në Maqedoninë Lindore. Qytetarët do të mund të dhurojnë dyer dhe dritare, gjë që është planifikuar për fazën e dytë të aksionit.

Sipas organizatorëve, ka pasur një fushatë të madhe në Fejsbuk  për hapjen e pikës humanitare. Ata tashmë i kanë mbledhur barnat dhe shpresojnë që pas katër deri në pesë ditë të gjithë të koordinohen me automobila dhe furgona për t’i çuar te familjet.

Ata ftojnë të gjithë qytetarët të vijnë me donacionet e tyre, të cilat më pas do t’u dërgohen familjeve të rrezikuara nga zjarret. 

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara