www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Venezuela akuzoi se është kryer sulm kibernetik nga Maqedonia e Veriut

Posted on July 30, 2024July 30, 2024 by Dilo Kamb

Një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, pretendon Prokuroria në atë vend, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek William Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi.
“Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale”. “Ne gjetëm dhe identifikuam udhëheqësin kryesor – Lester Toledo,” tha Saab.

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, shpalli hetim penal kundër lideres së opozitës Maria Corina Machado, duke e akuzuar atë për koordinimin e një sulmi kompjuterik në CNE (Këshilli Kombëtar Zgjedhor), nga Maqedonia e Veriut gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend.

“Rezultatet e zonave individuale do të publikohen së shpejti në faqen e Komisionit Zgjedhor”, tha Prokuroria.

Pas votimit të dielën, Komisioni Zgjedhor shpalli fitoren e presidentit autoritar Nicolas Maduro me 51.2% të votave. Kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez, sipas Komisionit Zgjedhor, ka marrë 44.2% të votave.
Opozita nuk i njeh rezultatet dhe akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor. Dyshime në rezultatet zyrtare u shprehën edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh të Amerikës Latine.

Sipas sondazheve të opinionit publik, para zgjedhjeve parashikohej një fitore e qartë e opozitës.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara