www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Berlini zyrtar reagon për Korridorin 8! Sarazin: Qeveria e re në Shkup po tregon se ka humbur interes në ndërtimin e kësaj autostrade

Posted on July 28, 2024July 28, 2024 by Dilo Kamb

Emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin thotë se Korridori 8 është me rëndësi strategjike për rajonin. Ai në deklaratë për mediumin bullgar “Trud” thotë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut po tregon se ka humbur interes në ndërtimin e kësaj autostrade.

“Korridoret transportuese në Evropë janë nën kompetencat e Brukselit. Personalisht, besoj se nuk është në kompetencën e një vendi të ndryshojë prioritetet evropiane në politikën e transportit. Ky është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar me shumë marrëveshje të ndryshme. Gjatë bisedave të mia në Sofje kuptova se Bullgaria është konfuze, por edhe e shqetësuar nga kjo kërkesë e Shkupit. Ndërtimi i Korridorit 8 është sigurisht i një rëndësie strategjike”, thotë Sarazin.

Ndryshe, Korridori 8 duhet të lidhë portin italian të Barit dhe atë shqiptar të Durrësit me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi. Vërejtja e Sarazin është se në vend të këtij korridori, në Shkup qeveria e re prioritet po i jep Korridorit 10, i cili lidh Austrinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara