www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

USSHGM: Vendimi i Ministrisë së Administratës poshtërues, ne qëllim dashakeq dhe të errët!

Posted on July 27, 2024July 27, 2024 by Dilo Kamb

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, ka dalë me reagim pas ndryshimit të përqindjes së shqiptarëve nga 29.5% në 24.30% dhe fshirjen e diasporës, njofton indeks.mk

Ligjin në fjalë e zbuloi dje në mënyrë direkte ministri i Administratës që vjen nga Lëvizja Znam, që është pjesë e shumicës qeveritare.

Në reagimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim thuhet se me këtë vendim poshtërues, nënçmues, preket dhe dëmtohet interesi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe hidhet dhe nëpërkëmbet vullneti dhe angazhimi i mbi 170 mijë mërgimtarëve shqiptarë.

Nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, thonë se 5.2 % të kësaj popullate, mërgimtarë shqiptarë që sot u hoqën/fshinë dhe zhduken nga sistemi hileqarë maqedonas, i gjeni në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre autoktone.

Sipas tyre, ky vendim ka edhe për qëllim tjetër dashakeq dhe të errët, që të de motivoj mërgimtarët shqiptarë që të heqin dorë nga Maqedonia e Veriut, raporton indeks.mk

Kërkojnë që të zgjedhurit tanë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të ndërmarrin veprime konkrete për ta penguar zbatimin e këtij vendimi dhe të që të respektohet rezultati zyrtar i regjistrimit, ai i numrit të përgjithshëm të popullsisë të vitit 2021.

Reagimi i plotë:

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, reagon ashpër pas vendimit të ministrit maqedonas të Ministrisë së Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për uljen e përqindjes së shqiptarëve në këtë shtet nga 29.5% në 24.30%.

Me këtë Vendim poshtërues, nënçmues, preket dhe dëmtohet interesi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe hidhet dhe nëpërkëmbet vullneti dhe angazhimi i mbi 170 mijë mërgimtarëve shqiptarë, dhjetëra mijëra prej tyre edhe gostivarase/se, të cilët për pak ditë u regjistruan masovikisht në marsin e vitit 2021. 

5.2 % të kësaj popullate, mërgimtarë shqiptarë që sot u hoqën/fshinë dhe zhduken nga sistemi hileqarë maqedonas, i gjeni në shtëpitë dhe vendbanimet e tyre autoktone. 

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë as 24-r e as 29-të përqind, jemi shumë e më shumë, por megjithatë, Ne si Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim kërkojmë që të respektohet rezultati zyrtar i regjistrimit, ai i numrit të përgjithshëm të popullsisë të vitit 2021.
Ndryshe, ky vendim ka edhe për qëllim tjetër dashakeq dhe të errët, që të de motivoj mërgimtarët shqiptarë që të heqin dorë nga Maqedonia e Veriut, nga vendi ynë. Në jemi në tokën tonë dhe aty do të jemi gjithmonë! 

Të zgjedhurit tanë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të ndërmarrin veprime konkrete për ta penguar zbatimin e këtij vendimi hileqar dhe dashakeq.
Kryesia e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim Bern, me 26 Korrik 2024.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara