www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skena e ​Festivalit “Sunny Hill” ndizet me artistët shqiptarë

Posted on July 26, 2024July 26, 2024 by Dilo Kamb

Ka nisur edicioni më i ri i festivalit të madh “Sunny Hill” në Prishtinë, në prani të mijëra fansave që për katër net me radhë do të kenë mundësinë të shijojnë atmosferën madhështore të krijuar nga këngëtarë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Përveç dy skenave spektakolare brenda hapësirave të festivalit gjithashtu është pjesa “Chill zone”, dua.com për njerëzit beqarë që duan të gjejnë “fatin”.

Hapja e këtij festivali është bërë nga këngëtari i njohur Mozzik. Po ashtu sonte për herë të parë do të performojë këngëtarja e famshme, Bebe Rexha. Pas skenës kryesore, do të jetë skena e dytë ku do të ketë muzikë elektro miks nga BlackCoffe.

Pjesë e festivalit që do të zgjasë deri më 28 korrik janë këngëtarë me renome botërore si DJ Snake, The Blaze, The Martinez Brothers, Stormzy, Burna Boy dhe shumë të tjerë, ndërsa nga këngëtarët e skenës vendore janë yjet Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Capital T, Adrian Berisha, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Dhurata Dora.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara