www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Aeroportin e Shkupit u konfiskuan orë në vlerë të rreth 4.000 eurove

Posted on July 25, 2024July 25, 2024 by Dilo Kamb

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit janë konfiskuar 8 orë të dorës në vlerë të 240.862,00 denarëve. Orët janë gjetur tek shtetasi i Maqedonisë së Veriut, që po vinte nga një fluturim prej Australisë.

“Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit u gjetën ora të padeklaruara: një orë dore Rado dhe shtatë orë dore Elite. Ndaj pasagjerit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara