www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Biden: Amerikën e sundon populli dhe jo mbretërit e diktatorët

Posted on July 25, 2024July 25, 2024 by Dilo Kamb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim për kombin të mërkurën në mbrëmje, e kualifikoi vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale 2024 si një çështje për të shpëtuar demokracinë dhe për t’ia kaluar “pishtarin një brezi të ri”. Bideni në fjalimin e tij e pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale për atë që ai e sheh si një të mirë më të madhe.

“Kam respekt për këtë zyrë. Por unë e dua vendin tim më shumë ..Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik, dhe e cila është më e rëndësishme se çdo titull. Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan”, ka shtuar ai.

Edhe pse ai nuk e përmendi Donald Trumpin me emër, u përpoq të vinte një kontrast të qartë me ish-presidentin, ambicia e të cilit e bëri atë të pretendonte fitoren në zgjedhjet që nuk i fitoi katër vjet më parë.

“Gjëja më e mirë e Amerikës është se këtu mbretërit dhe diktatorët nuk sundojnë. Populli e bën. Historia është në duart tuaja, ideja e Amerikës është në duart tuaja”, është shprehur Biden, raporton CNN.

Presidenti amerikan shtoi se ka vendosur mënyra më e mirë që t’ia kalojë pishtarin një brezi të ri, pasi është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë

“Ju e dini, në javët e fundit është bërë e qartë për mua se duhet të bashkoj partinë time në këtë përpjekje kritike. Besoj se rekordi im si president, lidershipi im në botë, vizioni im për të ardhmen e Amerikës meritojnë të gjitha një mandat të dytë. Por asgjë, asgjë nuk mund të pengojë shpëtimin e demokracisë sonë. Kjo përfshin ambicien personale. Pra, kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj pishtarin një brezi të ri. Është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë”, është shprehur ai.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara