www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zejdi: Mickoski ua refuzoi për zv ministër, Muhamet Ametin, sepse ka qenë në UÇK

Posted on July 23, 2024July 23, 2024 by Dilo Kamb

Deputeti i Frontit Europian, njëherit kryetar i Lëvizjes Popullo, Skender Rexhepi Zejdi, ka zbuluar një skandal të madh sot nga foltorja e Kuvendit.

Gjatë seancës për votimin e zëvendës ministrave, ai denoncoi se Muhamet Ametin të cilin Izet Mexhiti kohë më parë e paralajmëroi si zëvendës ministër të punëve të brendshme, e ka refuzuar Hristijan Mickoski, për shkam se ka qenë pjestar i UÇK-së.

Me këtë tha Zejdi, degradohen shqiptarët, degradohet UÇK dhe dëshmohet se VLEN nuk ka fuqi as të caktojë zëvendës ministra.

“Muhamet Ametin ua mohoi Mickoski, pasi ka qenë në UÇK. Leni punën e padisë s’ka lidhje ajo. Ua caktojnë Tarçullovskin drejtor, është me vendim të Hagës për kriminel lufte e ju thoni për Muhamet Ametin shkaku padisë, s’ka lidhje kjo. Atë ua refuzou Mickoski sepse ju skeni fuqi, sepse ju s’keni legjitimitet dhe s’mund të caktoni as ministra as zëvendës ministra”, tha Zejdi.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara