www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shiu i rrëmbyeshëm ua vërshoi shtëpinë – Banorët e Shutkës ankohen, komuna thonë se kanë ndërtuar pa plan

Posted on July 21, 2024July 21, 2024 by Dilo Kamb

I gjithë oborri dhe shtëpia iu vërshua në ujë pas reshjeve të dendura të shiut pak javë më parë.

Kjo është shtëpia e Vesna Dimovskës, e cila bashkë me familjen e saj banon në komunën e Shuto Orizares, menjëherë prapa burgut. Kur filloi të bjerë shi, thotë se uji mblidhet në oborrin e burgut, ndërsa ata me pompa të mëdha e derdhin ujin në oborret e shtëpive përreth. Aty përskaj kalon edhe lumi Serava, mirëpo thonë se edhe ai lum tanimë është i zënë dhe nuk ka ku të derdhet uji.

“Askush nuk investon dhe të vijë të thotë ta zhbllokojmë të mos kemi probleme të tilla. Dy ditë kam qenë nën ujë. “Ujësjellësi dhe Kanalizime” shumë herë janë informuar dhe erdhëm në situatë sikur, do të vijmë do të vijmë, më është dashur të reagoj përmes njerëzve. Në këtë shtet sot vetëm kështu funksionojmë”, tha Vesna Dimovska.

Nga shiu i rrëmbyeshëm, rrezikohej edhe jeta e tyre, sepse mund të kishte kontakt mes ujit dhe rrymës në kuzhinë.

-Po, parketi vetëm se filloi të lundrojë kur hyri uji. Unë habitesha. Erdhëm në situatë ku uji me rrymën kishin kontakt dhe m’u desh t’i shkyçë prej lart që të mos vijmë në ndonjë masë elektrike, e dini, uji dhe rryma…. mos dhashtë Zoti, faleminderit Zotit që na ruajti.

Nga vërshimet, u shkatërruan thuajse të gjitha orenditë.

“Uji arriti deri në gjunj. Dmth brenda uj kishte deri në gjunj. Krevatet dhe dollapet mund të shihni, gjithçka është shkatërruar. Çkado që prekte uji gjithçka shkatërronte.
Edhe nëpër dhoma me siguri ka hyrë uji apo jo?
Po, po, e gjithë shtëpia më është vërshuar. Krevatet janë shkatërruar. Mund të vëreni se kundërmon erë. Kjo as nuk durohet as nuk tolerohet. Këtu nuk besoj se as Gordana as Mickoski do të mund të jetonin, as Kuco.. komuna jonë”, tha Dimovska

Vesna thotë se gjithçka është filmuar dhe dokumentuar, dhe dëshmitë janë dorëzuar në komunë. Tani presin nëse Qeveria do t’i dëmshpërblejë.

Kontaktuam kryetarin e Shuto Orizares, Kurto Dudush. Na tha se ai vend është shumë problematik, sepse banorët kanë ndërtuar shumë shtëpi të egra dhe pa plane.

“Në atë pjesë ka shumë shtëpi të ndërtuara në mënyrë të egër, dhe praktikisht, rrjedhja natyrale e ujit është ndaluar me ngritjen e mureve dhe oborreve private. Praktikisht është ndaluar rrjedhja natyrale e ujit. Më parë ajo shkonte në lumin Serava por ata edhe atë e kanë mbyllur. Kanë vendosur një gyp F-1000. Nuk është puna te kanalizimi. Ata vet ia kanë bërë vetes këtë problem. Askush nuk është fajtor që ata pa asnjë plan dhe pa asnjë leje nga komuna aq shumë objekte të egra kanë ndërtuar. Nga vërshime të tilla të fuqishme edhe Dubai u vërshua”, deklaroi Dudush.

Ashtu si familja Dimovski, edhe komuna e Shuto Orizares po presin vlerësimin dhe vendimin e Qeverisë për t’i dëmshpërblyer të gjithë banorët e dëmtuar nga vërshimet. Të dëmtuar nuk ishte vetëm familja Dimovski por edhe katër shtëpi të tjera përreth.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara