www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

Posted on July 21, 2024July 21, 2024 by Dilo Kamb

Socialdemokratët pretendojnë se kanë zbuluar shumën e saktë të biletave të udhëtimit, të delegacionit qeveritar që mori pjesë në Samitin e Uashingtonit.

Sipas LSDM-së, të gjithë kanë udhëtuar në biznes-klasë kurse 4 deri 5.000 euro ka kushtuar një biletë e udhëtimit.

“Sipas informatave tona, për Mickoskin është porositur biletë biznesi me çmim kthyes 237.0072 denarë ose 4.000 euro. Por, kjo nuk është bileta më e shtrenjtë e udhëtmit. Bileta e Ministrit të Mbrojtjes, Vlado Misajlovski është paguar madje 280.000 denarë, kurse dy biletat tjera të Toshkovskit dhe Mucunksit janë paguar nga 4.500 euro secila. Thuajse 20.000 euro u ka kushtuar qytetarëve udhëtimi komod i Mickoskit dhe Ministrave në Uashington”, tha Kuzeska.

Por jo vetëm kaq! LSDM-ja vazhdon të insistojë në përgjigje nga VMRO-DPMNE-ja nëse Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, përmes të ashtuquajturës dhuratë prej 325.000 eurove, sic thonë socialdemokratët, ka bërë larjen e parave të zeza.

Sipas LSDM-së, ai është dënuar për keqpërdorim të funksionit, duke përmendur rastin me autobusët kinez.

“Vetëm përmes dhuratës së pretenduar Janushevi muna ta fsheh origjinën e parave ose ta fsheh burimin e mjeteve. Vetëm në këtë mënyrë Janushevi mund t`i legalizojë paratë e zeza. A janë këto paratë nga autobusët kinez ku përfitoi vetëm regjimi i VMRO-DPMNE-së, kurse qytetarët fituan transport të pasigurt publik? Kush dhe pse i ka dhuruar Janushevit 325.00 euro? Si i ka fituar ai person paratë dhe sa mund të jetë fitimi i tij që të mund të bëj dhuratë prej 325.00 eurove?”, thanë nga LSDM.

Socialdemokratët shtrojnë pyetjen nëse përfundimisht do të nisin të reagojnë institucionet dhe presin prononcimet e Prokurorisë dhe Komisionit Antikorrupsion, pasi sipas tyre, qytetarët votuan ndryshime kurse fituan shoqatë kriminale.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara