Barça është e bindur se do të jetë në gjendje të përballojë nënshkrimin e Nico Williams. Drejtori sportiv, Deco u takua me agjentin e tij, Félix Tainta në Zaragoza të mërkurën e kaluar dhe parashikimet janë të mira, megjithëse shumë gjëra duhet të ndodhin ende që transferimi të realizohet.
Njëra prej tyre është, pasi të balancohen llogaritë vjetore dhe të paraqiten paratë që korrespondojnë me Barça Vision në LaLiga, të merren paratë e nevojshme për të ekzekutuar klauzolën e futbollistit, e cila është 58 milionë euro.
Klubi nuk ka shumë likuiditet financiar dhe në fakt, tashmë po negociohet një hua e re prej 100 milionë eurove, për të përballuar humbjet e shkaktuara nga dështimet në Evropë.
Tashmë, me sa duket, siç raportohet në ‘El Larguero’ të Cadena Ser, është koha që klubi të trokasë sërish në dyert e subjekteve bankare në kërkim të një kredie të re.
Po ashtu, klubi ka nevojë edhe për ulje të pragut të pagave të lojtarëve, derisa për Williamsin synohet një pagë vjetore prej dymbëdhjetë milionë euro bruto.
