www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi alarmon: Fondi Pensional para kolapsit! Shumë shpejtë numri i pensionistëve mund të bëhet më i madh se numri i të punësuarve aktivë

Posted on July 18, 2024July 18, 2024 by Dilo Kamb

Ish-zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Daily Click” thotë se Fondi Pensional sipas rishikimit të buxhetit nga qeveria e re, shumë shpejtë do të jetë para kolapsit.

“Mendoj se deficiti pensional i Fondit Pensional do të jetë mbi 50 për qind, që është periudha afatshkurtër, jo afatmesme, afatshkurtër është 1 deri 4 vjet, e padurueshme, sepse mund të sjellë një kolabim total të fondit pensional”, theksoi Bytyqi.

Bytyqi thotë se sipas gjitha parashikimeve, popullata jonë po vjetërsohet, ndërsa shumë shpejtë mund që numri i pensionistëve të kalojë atë të personave aktivë në punë.

“Ka edhe një moment shumë të rrezikshëm sepse sipas projektimeve demografike për vendin tonë. Ne jemi në situatë që popullata na vjetërsohet. Në fakt numri i pensionistëve mund të jetë më i madh se numri i të punësuarve aktivë. Kështu që në periudha 5-10 vjet unë me këtë rrugë të cilën mund ta shohim nga ribalanci, mund të projektojë se Fondi pensional nuk do të mund të servisojë nevojat e pensionistëve”, tha mes tjerash Bytyqi.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara