www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kristen Michal është kryeministri i ri i Estonisë

Posted on July 17, 2024July 17, 2024 by Dilo Kamb

Ministri i Klimës, Kristen Michal u emërua sot kryeministri i ri i Estonisë nga presidenti Alar Karis dhe u udhëzua të formonte një qeveri, njoftoi zyra e presidencës.

Kaya Kalas ka dorëzuar dje dorëheqjen si kryeministre e vendit për të marrë detyrën si shefe e diplomacisë europiane.

“Duke pasur parasysh ekuilibrin aktual të pushtetit në politikën kombëtare, koalicioni i Partisë Reforme, Social Demokratëve dhe Estonia 200 ka shanset më të mira për të formuar një qeveri vendimtare”, tha Presidenti Karis në deklaratën e tij.

Kalas udhëhoqi partinë e saj liberale Reforma drejt fitoreve elektorale në 2019 dhe 2023 dhe ka qenë në krye të qeverisë që nga viti 2021.

Ajo do të mbetet kryeministre në detyrë e Estonisë deri në miratimin e një qeverie të re deri në fillim të gushtit. Partia e Kalasë do të zgjedhë një kryetar të ri më 8 shtator.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara