www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

FIFA nis hetimet ndaj Argjentinës për racizëm

Posted on July 17, 2024July 17, 2024 by Dilo Kamb

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka thënë të mërkurën se ka nisur hetimet për thirrjet raciste të futbollistëve të Argjentinës, pas triumfit në Kupën e Amerikës.

“FIFA është e vetëdijshme për videon që po qarkullon në rrjetet sociale dhe është duke e hetuar incidentin”, ka thënë zyrtari për media i FIFA-s, shkruajnë mediumet e huaja të mërkurën.

“FIFA dënon çdo formë të diskriminimit nga çdokush, përfshirë lojtarët, tifozët dhe zyrtarët e klubeve”, është thënë tutje nga zyrtari i FIFA-s. Thirrjet janë dëgjuar drejtpërdrejtë në një video të postuar në rrjetet sociale nga mesfushori i Chelseat dhe Argjentinës, Enzo Fernandez, të dielën pas triumfit ndaj Kolumbisë në Miami.

Disa lojtarë, përfshirë 23-vjeçarin Fernandez, kënduan këngë të cilat ishin dëgjuar edhe pas triumfit të Argjentinës ndaj Francës në Kupën e Botës 2022. Kënga e kënduar nga futbollistët argjentinas kishte cak sulmuesin e Francës, Kylian Mbappen, teksa ka pasur edhe fyerje raciste e homofobike. Chelsea më herët gjatë ditës ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Fernandezit për këtë incident. Fernandezi ka kërkuar falje për veprimin e tij.

“Kënga ka gjuhë shumë ofenduese dhe nuk ka asnjë justifikim për këto fjalë. Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje për veprimin pas euforisë nga triumfi në Kupën e Amerikës”, ka deklaruar Fernandez. Ankesë në FIFA ka dërguar edhe Federata e Futbollit e Francës. Franca kishte fituar ndaj Argjentinës në një të tetën e finales së Kupës së Botës 2018.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara