www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Angellov: Të gjithë avionët në aksion për shuarjen e zjarrit në malin Serta

Posted on July 17, 2024July 17, 2024 by Dilo Kamb

Drejtori i Qendrës për Menazhim me Kriza, Stojançe Angellov njofton për gjendjen me vatrat e zjarrit në vendin tonë. Sipas tij sot do të intervenohet nga ajri me të gjitha forcat për shuarjen e zjarrit në malin Serta.

“Në shuarjen e zjarrit në malin Serta në pjesën e Negotinës afër fshatit Kalanjevë kanë marrë pjesë katër helikopterë, dy të ushtrisë tonë dhe një i policisë, të cilëve do t’u bashkohet edhe një helikopter malazez. Në territorin e Gjevgjelisë mbi fshatin Negorci po dërgojmë dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden po dërgojmë një helikopter të madh turk dhe një serb me pesë tonë ujë, tha drejtori i QMK-së. Të gjithë avionët, tre të DMSH-së dhe dy avionë turq, së bashku me atë kroat, do të nisen drejt malit Serta në territorin e Komunës së Shtipit pas fshatit Dragoevo. Në të gjitha vendet ku do të operojnë aeroplanët kemi njësitet zjarrfikëse në terren, të cilave u janë bashkuar 100 ushtarë të ushtrisë dhe rreth 30 pjesëtarë të policisë”, tha Angelov.

Ai bëri të ditur se sot pritet të ulet avioni Hercules nga Rumania, i cili bart të ashtuquajturat bomba uji prej më shumë se pesë tonësh. Së bashku me të do të arrijë edhe një aeroplan tjetër, i cili shërben si logjistikë.

“Ka ende disa zjarre në mbarë vendin, të cilat do të kërkojnë mbështetje ajrore, në komunat Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, ka zjarr nën majën e Solunska Glava, si dhe zjarri pranë Radovishit”

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara