www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prej sot ndalohet lëvizja në pyjet e RMV

Posted on July 16, 2024July 16, 2024 by Dilo Kamb

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. Pëlqimi i tillë jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje në hapësirë ​​të hapur.

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore është duke u vendosur në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili fillon nga sot dhe do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga filialet e NP “Pyjet Kombëtare”.

Ata që nuk do ta respektojnë këtë ndalim të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, personat fizik që do të konstatohen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, sipas nenit 106 të Ligjit për Pyjet, do të dënohen me gjobë prej 1.500 deri. 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara