www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ka ndërruar jetë shkrimtari dhe humoristi Ali Mehmetaj

Posted on July 16, 2024July 16, 2024 by Dilo Kamb

Pas një sëmundje të rënd vdiq Ali Mehmetaj, shkrimtar, gazetar dhe humorist i njohur. Ai është autor i dhjetëra veprave letrare, humoristike e dramave.

Ali Mehmetaj u lind ne katundin Dubovë të Pejës, në vitin 1950. Shkollën fillore dhe te mesme e kreu Peje. Studimet për Gjuhën dhe Letërsinë shqipe i kreu ne Universitetin e Prishtinës. Ka punuar gazetar, redaktor, kryeredaktor dhe botues i disa revistave, si: “Horri”, “Morri” “Anza”, “Dardania”, “Titanik”, “Vizatori” dhe “Verbi”.

Ali Memetaj ka punuar dhjetë vjet në Televizionin e Prishtinës deri sa nuk i kanë dëbuar policia serbe me dhunë nga puna.

Është autor i veprave: “Fytas”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1988; “Gungaçi dhe Djali”, tregime, Rilindja, Prishtine, 1996; “Kësula Magjike”, përralla për femije, Rilindja, Prishtine, 1996; “Pse shqiptaret nuk kanë mend”, tregime humoristike, Titanik, Prishtine, 2008; “Një Përmendore për Gomarin”, komedi, Titanik e cila është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, “Njeriu Misterioz”, komedi, Titanik, Prishtine, 2008. “Njeriu me Sidë” “, roman humoristik. Titanik, Prishtine, 2023. “Jeta pas Vdekjes”, roman humoristik, Titanik, Prishtine 2023. “I kthyeri nga ISISI”, drame, Titanik, Prishtinë 2023. “I kthyeri nga Parajsa” “, komedi, Titanik, Prishtine 2023.

Është botues i romaneve të letërsisë botërore, i librave psikologjik dhe te biznesit. Ka rishkruar dhe adaptuar romanet: “E fshehta e vulës se blertë” të Hana Ozhogovska, : “Robinson Kruzo” të Daniel Defos dhe “20.000 milja nën det” të Zhyln Vernit etj. Ai ka jetuar dhe vepruar në Prishtinë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara