www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spanja “Mbretëreshë” e Europës, mund në finale Anglinë dhe fiton për të katërtën herë Europianin

Posted on July 15, 2024July 15, 2024 by Dilo Kamb

Arritën të çonin deri në fund misionin e tyre.

Ashtu si, në gjashtë sifdat e deri tanishme, në Kampionati Evropian të futbollit, “Furitë e Kuqe” kanë arritur të fitojnë edhe sfidën e fundit, për t’u kurorëzuar kështu kampionë të Evropës, teksa në finalen e madhe, të Euro 2024 mposhtën Anglinë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte “ylli” i sulmit, Nico Williams shfrytëzon më së miri një pasim të Yamal, duke dërguar topin në rrjetën e Pickford, në minutën e 47’-të.

Avantazhi zgjati për plot 26 minuta, deri sa në të 73’-të, “fantazisti” i Chelsea, Cole Palmer merr një pasim të shkurtër nga Bellingham dhe me një goditje potente, tokazi, nga një distancë e konsiderueshme tund rrjetën e Unai Simon, për të vendosur barazpeshën.

Mirëpo, nuk mbaron asgjë me kaq.

Në minutën e 85’-të, Mikel Oyarzabal do të kapte në mënyrën më të bukur të mundshme, një krosim, të Marc Cucurella dhe me një goditje të bukur  dërgon topin në rrjetën e Pickford, për të nisur festën e skuadrës dhe tifozëve të tij.

Falë kësaj fitoreje, Spanja arrin të shpallet për herë të 4-t kampione e Evropës, duke parakaluar Gjermaninë, si skuadra më e dalluar, ndërsa Anglia mbetet në vend numëro, duke humbur një tjetër shans.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara