www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e RMV-së parandaloi kontrabandën e mbi 100 parfumeve në vlerë prej 240 mijë denarë

Posted on July 15, 2024July 15, 2024 by Dilo Kamb

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë, doganierët kanë konfiskuar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanovc, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i fusë në vend pa i deklaruar.

I pyetur nga doganierët nëse ka diçka për të deklaruar, shoferi ka deklaruar se mbante vetëm sende personale. Është kryer kontroll i detajuar gjatë të cilit në bagazhin në pjesën e veglave janë gjetur gjithsej 106 parfume, për të cilat shoferi është dashur të paguaj import në vlerë prej 49 mijë denarë.

Ndaj transportuesit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore.

Kujtojmë se ekipi mobil i Drejtorisë doganore gjatë fundjavës së 6 dhe 7 korrikut, parandaloi kontrabandimin e dy tonëve mish të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara