Më shumë se dy javë kanë kaluar që kur është premtuar se pjesa e dëmtuar e urës mbi lumin Shkumbin do të sanohet. Nga Komuna e Tetovës kishin njoftuar se para një jave do të fillonin punët, por në terren ende nuk ka filluar intervenimi. Ura mbi Lumin Shkumbin që ndodhet në rrugën Industriale në Tetovë, sipas informacioneve paraprake, ishte dëmtuar nga një aksident trafiku ku ishte përfshirë edhe një automjet i rëndë. Nga pushteti lokal në Tetovë kanë bërë të ditur se intervenimi është vonuar për shkak të disa problemeve administrative dhe është premtuar se javën që vjen do të fillojnë punimet. Po ashtu kërkohet që derisa të sanohet problemi drejtuesit e automjeteve të kenë më shumë kujdes.
Krahas kësaj, në vendngjarje mungojnë edhe shenjat paralajmëruese për dëmtim të urës që edhe më shumë e shton rrezikun për të pasur aksidente tjera
