www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

FBI: Personi që tentoi ta vriste Trumpin ishte një 20 vjeçar

Posted on July 14, 2024July 14, 2024 by Dilo Kamb

Para pak çastesh përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se e ka identifikuar personin që plagosi ish-presidentin Trump në tubimin elektoral në Pensilvani, raporton Sinjali.

Sipas FBI-së personi që e sulmoi me armë Trumpin e më pas u vra nga Shërbimi Sekret ishte një 20 vjeçar me emrin Thomas Matthew Crooks.

Inteligjenca amerikane thotë se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë.

Ky është një qytet rreth 70 km ose një orë me makinë nga Butler, vendi i tentativës për vrasje.

“Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë në hetim inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet”, thuhet në deklaratën e FBI.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara