www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gashi si VMRO: Ndryshimet kushtetuese vetëm kur të garantohet identiteti maqedonas!

Posted on July 11, 2024 by Dilo Kamb

Kreu i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi i cili po ashtu ndodhet në Uashington në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i pyetur se cila ishte porosia e SHBA-ve për ndryshimet kushtetuese, tha se nuk ka ndryshim të qëndrimit nga ana e SHBA-së.

Gashi, në intervistë për Zërin e Amerikës tha se ndryshimet do të bëhen kur të garantohet identiteti.

“Këto janë mesazhe që i dëgjojmë prej kohësh. Nuk ka ndryshim në qëndrimin e partnerëve tanë. SHBA mbetet partneri ynë i fortë strategjik. Si qeveri e re do të duam ta thellojmë edhe më shumë këtë partneritet. Natyrisht është detyrim dhe sfidë e jona që t’i zbatojmë ato ndryshime kushtetuese, por sigurisht kur të vijë koha, në kushte në të cilat do të garantohet identiteti, identiteti kulturor, etnik dhe gjuhësor i maqedonasve në radhë të parë, por edhe i të gjithë qytetarëve të shtetit”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara