www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qytetarët e Maqedonisë, të 49-tët në botë sipas inteligjencës

Posted on July 9, 2024July 9, 2024 by Dilo Kamb

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të 49-tët në botë sipas koeficientit mesatar të inteligjencës, tregojnë radhitja e publikuar në faqen “International IQ test”.

Lista është përbërë në bazë të rezultateve nga 1.691.740 persona nga tërë bota, të cilët kanë bërë një test të njëjtë për inteligjencë në vitin 2023.

Sipas kësaj liste, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë koeficient mesatar të inteligjencës prej 98,83. Kjo është afër mesatares së përgjithshme, e cila është koeficient 100. Rezultati paraprak i vitit të kaluar për qytetarët e Maqedonisë së veriut ka qenë 98,21 pikë koeficient.

Në 10 vendet e para gjenden: Koreja e Jugut (me koeficient mesatar të inteligjencës prej 107,54), Kina (106,99), Irani (106,84), Japonia (106,18), Singapori (106,18), Austria (102,71), Kanadaja (102,6), Gjermania (102,36), Sllovenia (102,31) dhe Mongolia me koeficient mesatar 102,3.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara