Izraeli ka akuzuar Afrikën e Jugut se po shtrembëron realitetin në mënyrë që ta bind gjykatën e lartë të Kombeve të Bashkuara (OKB) që të ja ndaloj kampanjën ushtarake në Rafah të Gazas
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka filluar dy dit të dëgjimeve ku Afrika e Jugut i ka thënë Gjykatës se Izraeli dëshiron të zhduk palestinezët nga faqja e dheut dhe Rafah është pengesa e fundit.
Avokatët e Israelit kanë paraqitur kundërpërgjigjen e tyre në gjykatë të premten.
Gjykata veqse po konsideron ta hetoj padinë e bërë nga Afrika e Jugut në janar ku ka akuzuar Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza. Izraeli ka mohuar këto akuza duke i quajtur të rreme dhe të shtrembëruara.
Në aplikimin e fundit, Afrika e Jugut po kërkon që të detyrohet Izraeli të lejoj akses për punonjësit humanitar, gazetarët dhe hetuesit, raporton BBC.
Afrika e Jugut e ka paraqitur dosjen e saj në Gjykatën e Hagës ku akuzon Izraelin për eskalim dhe për fushatë gjenocidale ndaj palestinezëve.