Presidenti rus Vladimir Putin ushtria e të cilit është kritikuar në vend për mungesë progresi dhe humbje të mëdha në invazionin e saj ndaj Ukrainës ka lajmëruar se do ta zëvendësoj aleatin e kahershëm Sergei Shoigu si Ministër i Mbrojtjes.
Kremlini tha se Shoigu do të zëvendësohet nga ish Zëvendës Kryeministri Andrei Belousov i cili është një politikan i specializuar nga ekonomi.
Shoigu i cili ishte Minister i Mbrojtjes që nga viti 2012 dhe ka udhëhequr ushtrinë ruse në luftën e saj ndaj Ukrainë tani është emëruar drejtor i Këshillit rus të Sigurisë i cili këshillon presidentin në çështje të sigurisë nacionale, raporton Radio Free Europe.
Kremlini tha se pjesë e detyrës së Shoigus si drejtor i Këshillit të Sigurisë do të jetë këshillimi për çështjet e industrisë ushtarake.