Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Tropojë. Një 20-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti. Ai ishte pasagjer në makinën e drejtuar nga një tjetër 20-vjeçar i cili humbi kontrollin e automjetit dhe i përplas me bordurën anësore.
Drejtuesi i automjetit A. S., është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
“Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”,-thuhet në njoftimin e policisë. /euronews.al