www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studimi i OBSH: Si antibiotikët u keqpërdorën gjatë pandemisë në të gjithë botën!

Posted on April 27, 2024April 27, 2024 by User User1

Studimi i realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka faktuar se 75% e pacientëve të shtruar në spitale janë trajtuar me antibiotik, vetëm me idenë se mund t’iu shërbejë, kur në fakt vetëm 8% e pacientëve kanë patur infeksione bakteriale që trajtohen me antibiotik.

Ekspertët e shëndetësisë botërore nisur nga këto të dhëna kanë ngritur dyshimet se mbipërdorimi i antibiotikëve ka përkeqësuar rezistencën antimikrobiale.

Shkalla më e lartë e përdorimit të antibiotikëve u pa tek pacientët që ishin në gjendje të rëndë apo kritike për jetën, me një mesatare globale prej 81%.

Por ajo çfarë u pa nga ekspertët është se përdorimi i antibiotikëve nuk i përmirësoi rezultatet klinike tek pacientët me COVID-19 pa infeksion bakterial, por përkundrazi, mund të ketë shkaktuar dëme.

Në mënyrë shqetësuese, studimi zbuloi se antibiotikët me potencial më të lartë të rezistencës janë përshkruar më shpesh në nivel global.

Midis viteve 2020 dhe 2022, në Evropë dhe Amerikë recetat u reduktuan me kalimin e kohës, ndërsa ato u rritën në Afrikë.

Këto gjetje bazohen në të dhënat  e marra nga Platforma Klinike Globale e OBSH-së për COVID-19 për 450 000 pacientë të shtruar në spitale për COVID-19 në 65 vende gjatë një periudhe 3-vjeçare nga janari 2020 deri në mars 2023.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara