Jasir Asani, anësori i kombëtares së Shqipërisë që ndihmoi “kuqezinjtë” me disa supergola gjatë kualifikimeve, ka paralajmëruar gola të bukur edhe në Evropian.
“Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin.
A do të shënosh supergola edhe në Evropian?
As që bëhet fjalë që do të shënoj supergola edhe në Evropian, por kemi një ndeshje tjetër të hënën. Do të ishte mirë që në një moment gjatë ndeshjes të pasoja te Hysaj, por kisha hapësirë për të goditur dhe provova portën. Megjithatë, jam i lumtur që u kualifikimin” – tha ai për SuperSport.
Kjo është hera e dytë që Kombëtarja e Shqipërisë kualifikohet në Kampionatin Evropian të futbollit. Hera e parë ishte në vitin 2016.