Xhudistja jonë, Flaka Loxha ka shënuar fitore në raundin e parë në Kampionatin Evropian individual të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Garat kanë nisur pozitivisht për pejanen Loxha, e cila bën gara në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Loxha ka arritur të shënoj fitore në raundin e parë, duke mposhtur xhudistes bullgare, Ivelina Ilieva.
Fitorja e pejanes erdhi në kohën shtesë, pasi bullgarja mori dënimin e tretë.
Në raundin e dytë, Loxha do të takohet me xhudisten serbe, Marica Perisic.