Një tjetër fitore e kombëtares shqiptare. Miqësorja ndaj Bullgarisë u mbyll me rezultatin 2 me 0 për kuqezinjtë me golat e Laçit dhe Muçit. Trajneri Sylvinho e pati përgatitur këtë ndeshje në maksimum dhe lojtarët nuk zhgënjyen duke shënuar dhe duke mos pësuar. Debutim edhe për Marvin Çunin. Tashmë sytë drejt Nëntorit për sfidat ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.