Vedat Muriqi ka shënuar gol ndaj Barcelonës në minutën e tetë të takimit për t’i dhënë avantazhin me rezultat 1-0 ekipit të Mallorcës.
Goli erdhi pas një gabimi të portierit mysafir Ter Stegen, i cili bëri një pasim të gabuar afër zonës së penalltisë, me vendasit që e shfrytëzuan për mrekulli.
Ky ishte goli i tretë i Muriqit në këtë edicion të ri të garave në La Liga.