Skuadra e Romës nuk mundi të fitonte, e pësoi vonë nga goditja me kokë e Zapata, pasi kaloi në avantazh me Lukakun. Një rezultat që kënaq pjesërisht Hoze Murinjon, trajnerin e verdhekuqve, i cili ishte i mërzitur për triumfin që i iku nga duart në fund.
“Pësuam një gol nga një top joaktiv. Të luash kundër Torinos është e vështirë, sepse po flasim për një ekip fizik dhe intensiv. Ne bëmë një ndeshje e mirë, nuk është e lehtë të krijosh shanse kundër këtij kundërshtari. Kemi luajtur një ndeshje sakrifice, me linjë të re mbrojtëse. Më pëlqeu skuadra ime, ishte e vështirë për të bërë më mirë kundër kësaj skuadre të Torinos. Ndjenja është se kemi humbur dy pikë, por nuk jam i trishtuar, përveç rezultatit,” tha në fillim Murinjo.
“Nëse shihni mbrojten tonë, kemi të rinj. Nuk kemi Smalling, nuk kemi Ibanez që nga pikëpamja mbrojtëse ishte shumë i fortë. Në mesfushë duhet të gjejmë ekuilibrin, sot më pëlqeu Paredes dhe Cristante. Ne do të rikthehemi në situatën, në të cilën pësonim më pak gola. Llorente bëri një lojë të jashtëzakonshme. Në dhjetor do të ketë skuadra që nuk do të jenë aty ku janë tani, ndërsa ne nuk do të jemi në të njëjtin pozicion,” tha në fund trajneri portugez.