Moderatorja e spektaklit më të ri të dashurisë ‘Love Island Albania’, Luana Vjollca është përballur me disa “incidente” pak para transmetimit live të programit.
Ka qenë vetë moderatorja e cila, përmes një postimi në Instastory tregoi se i ka rënë faseta e dhëmbit të cilin e ka ngjitur vetë në kushtet e punës. Dhe një tjetër incident i ka ndodhur një minutë përpara se të niste programi dhe këtë herë kishte të bënte me fustanin e saj.