Sipas mediave nw Spanjw, tre lojtarë të Real Madridit janë arrestuar nga Policia e Madridit, për shkak të dyshimeve se ata kanë zbuluar disa sekrete të natyrës seksuale.
Hetimet nga ana e policisë janë ende në faza të hershme, dhe emrat e tre lojtarëve të përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publik.
Gjithmonë sipas “El Confidencial”, nëna e një të miture raportoi rastin më 6 shtator, se një nga të arrestuarit regjistroi një video seksuale të vajzës së saj dhe e përhapi atë .
Burimet e “El Confidencial” raportojnë se lojtarët e arrestuar janë pjesë e Real Madrid Castilla, ani pse ekziston një mundësi që edhe lojtarë tjerë, duke përfshirë edhe ata nga ekipi i parë, janë të involvuar në atë që po konsiderohet si skandal nga mediat në Spanjë.