Fero (tashmë Khattab) duket se e ka shndërruar në traditë që të lëshojë nga një ‘bombë’ çdo ditë përmes rrjeteve sociale.
Në orët e hershme të mëngjesit, ai ka befasuar sërish, teksa ka folur për raportin me Arbenitën.
“Unë jam musliman tash dhe nuk kam lidhje me atë që ish-gruaja ime bën. Ne kemi jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë por sot jam musliman dhe nuk kam asnjë relacion me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, është shprehur ai.
Paraprakisht, Fero ka ndarë një thënie islame që precizon se xheneti është i pamundur për femrat që e ekspozojnë trupin, duke sulmuar në këtë formë Arbenitën për postimet e saj të fundit.