Sipas Federatës së Zvicrës, rreth 700 tifozë zviceranë do ta ndjekin ndeshjen në sektorin e mysafirëve të stadiumit “Fadil Vokrri”, derisa stadiumi ka kapacitet 14.000 njerëz.
Mediat në Zvicër thonë se përpos këtyre 700 tifozëve aty mund të këtë edhe fansa të tjerë të Zvicrës, që janë fansa të Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës dhe Uran Bislimit.
Ndërkohë mediat zvicerane raportojnë se përveç Filip Ugriniç, i cili u ftua për herë të parë, por që nuk erdhi për shkak të një lëndimi në ije, trajneri Murat Jakin ka gati tërë skuadrën dhe nuk ka pasur ndonjë lëndim gjatë stërvitjeve./alsat.mk