Deklaratat e bëra ditët e fundit nga Luis Van Gaal, ish-trajneri i Holandës, që sulmoi Argjentinën për fitoren e saj në Botërorin e kaluar, “Katar 2022”, bënë xhiron e botës. Trajneri holandez e konsideroi të “pilotuar” titullin e kampionit të botës, se organizatorët e kompeticionit “ e kishin paravendosur për t’ia dhënë Messit”.
Akuza të rënda këto ndaj FIFA-s, para së gjithash, të ish-trajnerit holandez, eliminuar nga Botërori i fundit prej Albiceleste, në çerekfinale me penallti. Pak ditë më vonë, Federata Argjentinase e Futbollit donte t’i përgjigjej Van Gaal-it, me një deklaratë të shkurtër, që u shfaq në kanalet e saj zyrtare.
Luis van Gaal-it nuk i pëlqeu shumë eliminimi i pësuar në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Një sfidë e tensionuar, e vendosur vetëm me penallti dhe e karakterizuar nga shumë momente ikonike, përfshirë “dhëmbë për dhëmbë” mes trajnerit holandez dhe Lionel Mesit.
/alsat.mk