Bebe Rexha ka treguar sërish se spektakli i saj shkon përtej këngës për të cilën ajo është njohur ndër vite.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore së fundmi performoi në festivalin “The Town” në Sao Paulo, ndërsa iu dhuroi fansave një spektakël së bashku më artisten e njohur Luísa Sonza.
Bebe kërkoi tre burra dhe më pas tre gra të kërcenin me to në skenë, teksa perforuan me këngën “Hey Mama”, të David Guetta.
Pasi performanca mbaroi në një moment dy artistet u puthën në buzë. Ky veprim i vajzave u prit mjaft mirë nga pjesëmarrësit të cilët brohoritën me të madhe.
Kujtojmë që vetëm disa javë më parë ajo i dha fund lidhjes 3-vjeçare me ish-partnerin e saj Keyan Safyari, ku shkak i ndarjes u bë kritika që ky i fundit i bëri artistes për shtimin në peshë.