Kevin Costner ka folur për herë të parë për ndarjen “e tmerrshme” me Christine Baumgartner.
“Ky është një pozicion i tmerrshëm për të qenë, por ja ku jemi”- tha ylli i “Yellowstone” për Access Hollyëood të premten, pas fitores së të drejtës për t’iu ofruar mbështetje ekonomike fëmijëve pas divorcit me bashkëshorten Baumgartner.
“Ndihem shumë keq. Po flasim për dikë që e dua në anën tjetër. Unë thjesht nuk mundem më”- tha aktori 68 vjeç, jashtë sallës së gjyqit.
Kur gazeta pyeti nëse Costner “ka ende dashuri” për gruan e tij pas divorcit, ai u përgjigj: “Sigurisht”.
Fituesi i Oskarit vuri në dukje se për procedurat e tyre të divorcit nuk ishin për të qeshur, pavarësisht se bëri një shaka me procesin në tribunë.
Avokati i Baumgartner e kishte akuzuar Costner-in se po fitonte më shumë para sesa kishte deklaruar më parë, ndërsa në formë sarkazme tha se: “Ne do të duhet të bëjmë një gjueti thesari për të zbuluar shumën.”
Aktori pranoi se fitorja e të drejtës për të paguar mbështetjen financiare të fëmijëve pas divorcit, u ndje “shumë keq”. Megjithëse Kevin Costner e ka trajtuar ndarjen e diskutueshme të tij dhe të stilistes së çantave në mënyrë sipërfaqësore, gjykata mundi të dokumentonte komentet e tij të para në mënyrë të drejtpërdrejtë të premten, disa muaj që kur Baumgartner paraqiti kërkesën për divorc në maj.
Ish-çifti që atëherë janë përfshirë në akuza e kundërakuza ndaj njeri-tjetrit, ku Costner madje pretendon se ish-bashkëshortja është në lidhje me mikun e tij të ngushtë Josh Connor. Costner gjithashtu akuzoi Baumgartner se kishte marrë 20,000 dollarë në para nga financieri i tij.
Modelja, nga ana e saj, pretendoi përmes avokatit mbrojtës se Costner e kishte vetë përgjegjësinë për financat, një deklaratë që ai më vonë e mohoi në tribunë.
Ajo paraqiti një kërkesë në fillim të kësaj jave që ish-i i saj të paguante 175,057 dollarë në këste mujore për tre fëmijët e tyre – Cayden, 16, Hayes, 14 dhe Grace, 13 vjeç, të cilat më vonë i uli në 161,592 dollarë. Për të justifikuar kërkesat, Baumgartner deklaroi në atë kohë se luksi është në genin e adoleshentëve.
Si përfundim, gjykata urdhëroi Costner të paguante vetëm 63,209 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët. Baumgartner nuk ka folur ende për fitoren e Costner në gjykatë.
/topchannel