Manchester City ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Fulhamin me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Premier.
Qyetarët vuajtën paksa në fillimin e ndeshjes, duke mos arritur ta gjenin golin e epërsisë.
Por nuk vonoi shumë dhe Man City shënoi golin e epërsisë, kur në minutën e 31-të, Julian Alvarez shënoi për 1-0.
Por pas një minute Fulham barazoi në 1-1 me golin e Tim Ream nga afër.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Nathan Ake që shënoi për 2-1.
Pjesa e dytë ishte nën sundimin e Erling Haaland, i cili fillimisht shënoi në minutën e 58-të për 3-1.Nuk vonoi shumë dhe nga pika e bardhë sërish norvegjezi shënoi për 4-1.
Haaland arriti ta kompletojë het-trikun në kohën shtesë për të shënuar për 5-1.
Man City ka 12 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara dhe është lider në Ligën Premier. /Telegrafi