www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

239 kundërvajtje trafiku në Shkup, 113 për tejkalim të shpejtësisë

Posted on August 27, 2023August 27, 2023 by User User1

Gjithsej 239 kundërvajtje, prej të cilave njëqin e trembëdhjetë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit janë shqiptuar gjatë kontrollit të Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në territorin e Qytetit të Shkupit.

Gjatë kontrollit, siç informojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për kundërvajtje të clat i kryejnë shoferët e motoçikletave, dy sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë.

Nga MPB-ja paralajmërojnë kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara