www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Është arrestuar në Kroaci shtetasi nga Maqedonia e Veriut për kontrabandimin e 25 emigrantëve

Posted on August 23, 2023August 23, 2023 by User User1

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar dhe ndaluar në Kroaci për kontrabandim të 25 migrantëve, raporton Index.hr.

I dyshuari është ndaluar sot në mëngjes nga policia në Imotski. Ai ishte në timonin e një furgoni në të cilin ndodheshin 25 të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kroaci.

“Ekziston dyshimi i bazuar se 51-vjeçari për interes personal ka ndihmuar shtetas të huaj në lëvizje të paligjshme dhepas një parrëveshje paraprake, i ka marrë në zonën e Imotskit pasi kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kroacisë në këmbë”, ka bërë të ditur Antonela Loliç nga policia e Splitit.

51-vjeçari i arrestuar, shtetasi i Maqedonisë është dërguar në mbajtje dhe kundër tij është ngritur kallëzim penal.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara