www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Miqtë grekë na konfirmuan se nuk e njohin Kosovën, thotë Vuçiq

Posted on August 22, 2023 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij në Athinë, dhe ka theksuar se autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë. Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”

/tv21

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara