www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trajanov, propozim për tejkalimin e krizës

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, doli me propozim për tejkalimin e situatës dhe bëri thirrje që të gjitha partitë politike të qëndrojnë prapa tri kërkesave të tij.

Ngjashëm me propozimin e VMRO-DPMNE-së edhe Trajanovi, kërkon garanci shtesë nga Bashkimi Evropian për identitetin maqedonas. Më herët nga Brukseli disa herë kanë theksuar se për Maqedoninë nuk ka hapësirë për rinegocim apo konkluzione të reja.

Trajanov do të mbështeste amendamentet kushtetuese, nëse BE-ja e detyron Bullgarinë të zbatojë vendimet e Gjykatës në Strasburg për pakicën maqedonase, nëse merret vendim që gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare pas pranimit në BE, dhe nëse çështjet dypalëshe hiqen nga korniza e negociatave. Pikërisht propozimi francez ishte një ndër arsyet që Trajanov të largohet nga koalicioni qeverisës dhe në seancën plenare të së premtes votoi kundër hapjes së Kushtetutës.

“Çështjet historike, arsimore dhe të tjera që lidhen me identitetin e maqedonasve absolutisht nuk mund të jenë bazë për bllokimin e Bullgarisë. Nëse përfaqësuesit e BE-së, ministrat tanë dhe Kovaçevski pohojnë publikisht se çështjet dypalëshe nuk do të jenë bazë për një bllokadë të përtërirë nga Bullgaria, atëherë le ta konfirmojnë këtë me një vendim të Komisionit Evropian, pra me një vendim të Këshilli i BE-së”, tha Pavle Trajanov – “Lidhja Demokratike”.

Lajmet e fundit…

  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:
  • A po rikthehet protesta? Studentët: Fillkov, a të mori malli?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara