www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Flakët “pushtojnë” verilindjen e Greqisë, evakuohen banorë në zona të ndryshme

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Prej më shumë se 24 orësh, zjarre të mëdha kanë pushtuar verilindjen e Greqisë, pranë kufirit me Turqinë.

Qyteti Aleksandropolis ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa autoritetet kanë evakuuar banorë nga 8 fshatra të ndryshëm ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur çkanë gjetur përpara.

Paralajmërime janë lëshuar edhe për banorët e qytetit për shkak të tymit të dendur.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për të viktima apo të lënduar teksa më shumë se 170 zjarrfikës, 14 aeroplanë dhe 5 helikopterë po përpiqen të frenojnë flakët ndër dy vatrat kryesore.

Përforcime mbërritën nga forcat e ushtrisë, policise si dhe zjarrfikës nga pjesë të tjera të Greqisë.

Zëdhënësi i Shërbimit Grek të Zjarrfikësve tha se zjarret, që shpërthyen të shtunën, ishin të forta, agresive dhe të vështira për t’u vënë nën kontroll pasi erërat e forta që frynin nga drejtime të ndryshme intensifikuan flakët dhe ndezën edhe vatra të reja./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara