www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kosovë, një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për keqpërdorim me rezervat shtetërore

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar të shtunën nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë dhe një të dyshuari tjetër, të cilat u arrestuan dje nën dyshimin për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Në një njoftim për media me 19 gusht, Gjykata Themelore tha se e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L, H.G, R.M.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë zyrtarë të saj.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar kërkesën.. për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M… për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, tha Gjykata Themelore.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, tha ajo./tv21

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara