www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Evidentohen raste në të gjithë Evropën të salmonelës prej pulave polake

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

VJENE, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet austriake kanë raportuar një lidhje të mundshme midis disa infeksioneve nga Salmonella në të gjithë Evropën dhe qebapit të pulës polake.

Agjencia Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (AGES) deklaroi se kishte gjurmuar 27 raste të salmonelës midis shkurtit dhe korrikut në Austri dhe vende të tjera evropiane tek mishit ku në një rast në Austri, dikush kishte vdekur nga Salmonella.

Rastet janë raportuar gjithashtu në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Danimarkë dhe Norvegji, sipas një raporti të mëparshëm të AGES nga fillimi i gushtit.

Agjencia e kontrollit të sëmundjeve të Institutit Robert Koch ka regjistruar 10 raste në Gjermani.

“Aktualisht ka tre shpërthime që mund të lidhen me raportet nga Austria,” theksuan autoritetet.

Agjencia austriake gjurmoi origjinën e infeksioneve, gjë që i bëri ata të besonin se të gjithë të infektuarit kishin ngrënë qebap pule paraprakisht në restorante të cilat të gjithë përdornin qebap nga Polonia./shqipmedia

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara