Filmi “Barbie” i Greta Gerwig, ishte ndaluar më parë në Vietnam dhe Filipine dhe ka mundësi që të ndalohet edhe në Liban.
Ministri i kulturës i vendit, Mohammad Mortada, tha se filmi promovon ‘homoseksualitetin dhe vlerat kundërshtuese që lidhen me besimin dhe moralin’.
Ai i kërkoi agjencisë së Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, e cila është nën ministrinë e brendshme dhe është tradicionalisht përgjegjëse për vendimet e censurës në vend, të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e filmit.“Barbie” ndërkohë është bërë filmi i parë i një regjisoreje femër që ka arritur mbi një miliard dollarë fitime.
Aktorja Margot Robbie është në rolin e kukullës ikonike, Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit të saj, Ken.
Robbie mori një shumë të konsiderueshme prej 11.5 milionë euro për rolin e saj si Barbie, duke e bërë atë aktoren më të paguar për një rol filmi.
Gosling nga ana tjetër fitoi të njëjtën shumë mbresëlënëse prej 11.5 milionë euro për rolin e tij.
Skenari i bashkë-shkruar nga Gerëig dhe partneri i saj Noah Baumbach, flet për Barbien teksa ajo lufton me tokën e saj të fantazisë të suvatuar me ngjyrë rozë, e udhëhequr nga një grua, duke u infektuar me probleme të botës reale, në një koment komik të vetëdijshëm mbi kulturën dekada të vjetra të kukullave.
Në tjerë të përfshirë në kast janë: Will Ferrell, Kate McKinnon dhe America Ferrera etj. /Telegrafi