Aktorja amerikane Eva Mendez ka postuar së fundmi një video në profilin e saj në Instagram, e cila brenda pak kohësh është bërë virale dhe ka shkaktuar një debat të ashpër në rrjetet sociale. Gjegjësisht, aktorja e njohur dhe partnerja e Ryan Gosling ka publikuar një video në të cilën tund kokën dhe duart në shenjë mosmiratimi, duke iu referuar ndalimit të përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale për fëmijët e saj.
“Fëmijët e mi më pyesin nëse janë mjaftueshëm të rritur për të përdorur internetin, rrjetet sociale, apo çdo gjë tjetër që kërkon Wi-Fi”, shkroi ajo postimin, i cili ndau mendimet e prindërve. E ndërsa disa ishin dakord me të, duke pretenduar se rrjetet sociale nuk janë vend për fëmijë dhe adoleshentë, të tjerë i thanë se po e tepronte.
“Pavarësisht se sa të dëmshme janë rrjetet sociale, ne nuk mund t’i ndalojmë ato nga fëmijët tanë përgjithmonë. Ne të gjithë i përdorim ato. Ne duhet t’u shpjegojmë atyre se çfarë mund dhe çfarë nuk mund t’u bëjnë, ky është një opsion shumë më i mirë sepse herët a vonë ata do t’i kenë ato”, ka shkruar një nënë.
“Ne jetojmë në epokën e internetit, kështu që përfundimisht të gjithë fëmijët duhet të hyjnë në internet, për fat të keq”, tha një komentues tjetër dhe aktorja iu përgjigj me gatishmëri.
“Po, është e vërtetë, por në shtëpinë tonë fëmijët nuk kanë akses në internet”. Është shumë e rrezikshme. Ashtu si fëmijët nuk lejohen të pinë, të votojnë apo të marrin patentë shoferi, edhe interneti bie në atë kategori për mua. Sidomos rrjetet sociale”, shtoi Mendez, i cili ka dy vajza me 42-vjeçarin Ryan Gosling, tetë-vjeçaren Esmeralda Amada dhe shtatë-vjeçaren Amada Lee./alsat.mk